Bllokohet rruga në segmentin Mitovicë-Jarinje, shkak rrëshqitja e gurëve
Kosovë

Bllokohet rruga në segmentin Mitovicë-Jarinje, shkak rrëshqitja e gurëve

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot rreth orës 9 të mëngjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmenti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si "Shkëmbi i Kajushes" kanë rrëshqitur gurët dhe është mbyllur rruga.

“Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet për sanim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, sipas njoftimit një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim.

Ministria lutë qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri.


MË SHUME NGA Kosovë