Kreu vrasje për 20 euro, dënohet me 24 vjet e 10 muaj burg
Rtklive
Kronika

Kreu vrasje për 20 euro, dënohet me 24 vjet e 10 muaj burg

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin, S. A., duke e dënuar me 24 vite e 10 muaj burgim ku akuzohet se privoi nga jeta të ndjerin Sh.K., me ç’rast ka vë në rrezik edhe jetën e një apo më shumë personave tjerë.

Aktgjykimin e ka shpallur gjykatësja Teuta Krusha, kryetare e trupit gjykues, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit i akuzuari S.A. akuzohej për vrasje të rëndë për të cilën vepër gjykata i ka shqiptuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej 24 vite kurse për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 1 viti.

I akuzuari ka poseduar armën gjysmë – automatike të tipit “Ak-47”, e cila i është konfiskuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.


MË SHUME NGA Kronika