26 aktakuza dhe 34 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit
Rtklive
Kronika

26 aktakuza dhe 34 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit

V.Thaçi/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

E për datën 14 gusht njoftohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

Kurse për datën 13 gusht Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë atyre 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 33 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona, janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika