Masa të sforcuara tek 18 subjekte biznesore me borxhe ndaj ATK-së
Kosovë

Masa të sforcuara tek 18 subjekte biznesore me borxhe ndaj ATK-së

RTKlive

Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka vazhduar me aktivitete tek subjektet biznesore, të cilat nuk kanë kryer obligimet tatimore.

"Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti,  janë përzgjedhur 18 subjekte, që kanë pas obligime të pa paguara në vlerë prej 1.8 milion euro. Pra, vlera totale e inkasuar –paguar gjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake", thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje thuhet se menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja.


MË SHUME NGA Kosovë