Për shkak të krizës energjetike, PSD paralajmëron protestë ndaj Qeverisë
Foto: Dardan Molliqaj/Facebook
Kosovë

Për shkak të krizës energjetike, PSD paralajmëron protestë ndaj Qeverisë

J.Musliu/RTKlive

“Të barabartë në terr, Albini është i të gjithëve”. Kështu e ka titulluar Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, paralajmërimin e tij për thirrje të protestave kundër qeverisë Kurti, për shkak të paralajmërimeve për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike.

“Terri sot nuk është sikur ai i viteve të pas luftës. Na vjen me shije të propagandës: terri është i barabartë për të gjithë”, deklaroi Molliqaj.

Sipas tij, Kosovës iu kthyen reduktimet pas afro 15 vitesh. Molliqaj deklaroi se nëse dikush iu tregon se Qeveria s’ka faj, meqë kriza e çmimeve është globale, mos e kundërshtoni, vazhdojeni arsyetimin.

“Jo vetëm qe kriza është globale dhe e shkaktuar nga lufta e Ukrainës. Vetë lufta në Ukrainë është shkaktuar për t’i ngritur çmimet, ashtu që pas ngritjes së çmimeve Qeveria Kurti të ngulfatet nga brenda dhe të rrëzohet”, deklaroi me ironi kryetari i PSD-së.

Ai parashtron pyetje në lidhje me këtë situatë.

“Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s’ka reduktime. Pse nuk ka reduktime në Maqedoni, në Mal te Zi ose në Serbi? Apo të gjithë janë pjesë e komplotit imperialist të bashkuar kundër Albinit?!”, shkroi ai.

“Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte. Qeveria rrinë e strukur. Energjia është shtrenjtuar. Tash edhe reduktime. Shpejt pritet ngritja tjetër e energjisë. Çmimet e mallrave pastaj”, tha ai.

Molliqaj u shpreh ese nëse asgjë nuk bjerë nga gjithë këto ngritje, kjo mungesë qeverinë e ka adresë.

“Diçka duhet me ra këtu, borxh nuk iu kemi. Udhëzimet për përdorim të qebeve, protestën kanë me pas si përgjigje”.


MË SHUME NGA Kosovë