Vazhdon aksioni në Brezovicë, inspektohen objekte pa përjashtim|Video
Foto: RTKLive
Kosovë

Vazhdon aksioni në Brezovicë, inspektohen objekte pa përjashtim|Video

Driton Ramadani/RTK

Në Brezovicë ka vazhduar edhe më tej operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e shtëpizave në zonën e Brezovicës. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, po identifikohen ndërtimet pa leje në zonën e parë dhe të dytë në Brezovicë dhe që nuk do të përjashtohet askush nga kjo, qoftë vila private apo shoqërore.

Ky operacion ka filluar më 4 gusht të këtij viti, së bashku me Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Agjencinë Kadastrave të Kosovës dhe inspektorët komunalë të Shtërpcës.

Operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve që po bëhen lidhur me rastin "Brezovica", ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie e ryshfetin, degradimi i mjedisit dhe ambientit gjatë lëshimit të lejeve për ndërtim në Zonën e Parkut Kombëtar "Sharri".
“E kemi një operacion të veçantë të skanimit të komplet të gjendjes në Parkun Kombëtar ‘Sharri’, zona e Brezovicës, duke filluar nga zona e 1,2 dhe e 3, deri ku përfundon vikend zona e Brezovicës , në mënyrë që ta kemi një pasqyrë të qartë se sa objekte janë të ndërtuara, sa janë me leje në zonën ë parë dytë dhe të tretë dhe se a janë plotësuar kushtet që parashihen me ligj për ndërtim në këtë zonë të parkut kombëtar ‘Sharri’, tha prokurori Maloku.


Sipas tij, inspektimi i objekteve do të jetë pa përjashtim, qofshin ato shoqërore ose private.
“Tash për tash gjendemi në zonën e parë të parkut kombëtar. Këtu janë objektet që kryesisht kanë qenë edhe para vitit 99, objektet në pronësi shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja, por ka edhe disa objekte të përkohshme që janë në shfrytëzim të personave fizikë dhe  do të shikohen edhe ato çfarë statusi kanë dhe cili ështa afati i tyre i përdorimit dhe, pastaj, do të kalojmë edhe poshtë deri në përfundim të vikend-zonës Brezovica”, shtoi prokurori Maloku.


“Pas, përfundimit të këtij operacion pritet të përgatitet një raport lidhur me atë se a janë respektuar ligjet në fuqi gjatë lëshimit  të lejeve të ndërtimit në këtë Zonë të Parkut Nacional ‘Sharri’ në Brezovicë”, tha, mes tjerash, prokurori Maloku.


MË SHUME NGA Kosovë