Vdes një fëmijë në Kovragë të Istogut pasi u godit nga vetura
Emine Hoti/RTKlive
Policia ka njoftuar se në fshatin Kovragë të Istogut në orët e mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë nga lëndimet e shkaktuara një fëmijë ka humbur jetën.
Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 17:15.
Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur, pasi i dyshuari nuk u është përshtatur kushteve të rrugës.
“Pejë, 16 gusht 2022-Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femia ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor’, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.























