​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Malishevë
Rtklive
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Temeqinë të Komunës së Malishevës.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një pistoletë e llojit TT, një karikator dhe dy fishekë të po të njëjtës armë, si dhe një fishek tjetër kalibër i panjohur.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet në komunikatën e policisë.


MË SHUME NGA Kronika