Shtatë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Podujevë
Kronika

Shtatë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Podujevë

Valmira Saraçi Sahatçiu

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë për RTK-LIVE se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar shtatë persona.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar të martën mbrëma si pasojë e një aksidenti të trafikut, në të cilin janë përfshirë tri vetura në magjistralen Prishtinë- Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për RTK-LIVE se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 21:00.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Siç njoftoi zëdhënësi i Policisë, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika