08:45 / 17.08.2022
5.732 raste aktive me COVID-19
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.732.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 1476 testime prej të cilave 413 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar, 331 të tjerë.
Pra rastet aktive janë 5.732, kurse janë vaksinuar vetëm 67 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës.
























