Shiste armë të ftohta, arrestohet i dyshuari në Pejë
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Shiste armë të ftohta, arrestohet i dyshuari në Pejë

Emine Hoti/ RTKlive

Policia ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi dyshohet se shiste armë të ftohta si shitës ambulant në treg.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në “Çarshinë e gjatë”, në tezgat e këtij shitësi ambulant janë gjetur 105 thika të llojeve të ndryshme, tri shufra metalike, 11 boksa të metalit, katër sprej dhe një elektroshok.

Sipas Policisë së Kosovës hetimet kanë nisur pasi në disa raste të incidenteve ku të miturit kanë përdorur armë të ftohta, ata kanë deklaruar se armët i kanë blerë te i dyshuari në treg.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt. Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёjё sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinё e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika