Aktakuzë kundër një personi për hyrje në sistemet kompjuterike
Foto: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kronika

Aktakuzë kundër një personi për hyrje në sistemet kompjuterike

Emine Hoti/RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale S.G.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K.  me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë  siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.


MË SHUME NGA Kronika