Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Emine Hoti/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar sot personin e kërkuar me inicialet F.A (M/K) ), i moshës 22 vjeçare.

Sipas njoftimit, ai është arrestuar sot në orën 10:30 në rrugën "Motrat Qiriazi" në Ferizaj.

"Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale  "Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge" me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve", thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

 


MË SHUME NGA Kronika