09:31 / 19.08.2022
Zhduket një vajzë në Gjilan
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Gjilan.
Siç njofton Policia, rastin e ka raportuar nëna e saj, teksa ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është iniciuar si person i zhdukur, ndërsa është informuar edhe prokurori.























