09:04 / 20.08.2022
I konfiskohet arma pa leje
M. Miftari/RTKlive
I konfiskohet një armë me katër gëzhoja të cilën kishte përdorur në një aheng familjar.
Siç njofton Policia e Kosovës, një të dyshuarit, mashkull kosovar i është konfiskuar një armë me katër gëzhoja që kishte përdorur në një aheng familjar.
“Në rrugën Ulqini në Obiliq, mbrëmë në ora 23:58, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë me katër gëzhoja të cilën e kishte përdor në një aheng familjar. Është kontrolluar shtëpia e tij, por nuk është gjetur ndonjë gjë tjetër”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























