Një i arrestuar për armëmbajtje pa leje
BKT
Foto: RTK
Kronika

Një i arrestuar për armëmbajtje pa leje

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton Policia i dyshuari është arrestuar në fshatin Plemetin të Obiliqit dhe gjatë kontrollit atij i janë konfiskuar tri mjete të mprehta.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri mjete të mprehta (thika), një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë si dhe një mulli”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika