10:02 / 21.08.2022
Gjendet një person pa shenja jete në Ferizaj
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërër të ditur se një person është gjetur i vdekur në Ferizaj.
"Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në orën 14:30.Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore, si dhe mjeku kujdestar ku ka konstatuar vdekjen e tij", thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia po heton rastin si vdekje e dyshimtë.























