10:51 / 23.08.2022
Aksidentohet vetura me motoçikletë në Gjilan, dy persona lëndohen
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një aksident ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, ku janë lënduar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri. Pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.























