Një i vdekur dhe 166 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kosovë

Një i vdekur dhe 166 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 166 raste të reja me COVID-19 nga 798 mostra testuese.

Po ashtu, sipas raportit të fundit, brenda kësaj periudhe ka vdekur një pacient, teksa  janë shëruar 519 pacientë.

Gjatë 24 orëve janë vaksinuar vetëm 37 persona.

Sipas këtij raporti, në Kosovë vazhdojnë të jenë 1 mijë e 900 raste aktive me COVID 19.

Numri total i dozave të administruara të vaksinës është 1 milion e 835 mijë e 492.


MË SHUME NGA Kosovë