Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore
BKT
Kronika

Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj),  në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në  identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.

“Dje më, 26.08.2022, së bashku  me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ ‘Gushti 2022’. Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme: Janë kontrolluar 36 lokale nate; Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura; Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika; Janë iniciuar tri raste penale; Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit; Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj); Shtetësia e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje nga policia kanë thënë se do të vazhdojnë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti.


MË SHUME NGA Kronika