Tentim vrasje në një lokal në Leposaviq
BKT
Foto: ilustrim
Kronika

Tentim vrasje në një lokal në Leposaviq

J.Musliu/RTKlive

Një shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe të disa të dyshuarve ka ndodhur në një lokal në  Leposaviq.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të dielën pasdite kur  dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në lokal ndodhej një mashkull shtetas i Kosovës,  që ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.

I njëjti është kundërpërgjigjur me armë zyrtare ndaj të dyshuarve.

Policia njofton se personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Policia deklaron se nuk raportohet për të plagosur kurse rasti është nën hetime kurse rasti ëhstë kualifikuar si tentim vrasje.


MË SHUME NGA Kronika