1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit e dhunimit të të miturës
RTKlive
Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur masën e paraburgimit kundër dy personave, të pandehurit E.R dhe të miturit G.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunim ndaj një 11-vjeçare.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.
Policia në raportin e përditshëm njoftoi se të shtunën mbrëma në Prishtinë është raportuar se një e mitur është dhunuar nga pesë persona. Viktima e këtij akti është dërguar në strehimore, ndërsa dy prej të dyshuarve janë arrestuar.























