09:43 / 31.08.2022
Shoferi hyn në oborr, përplas për vdekje 23-vjeçaren në Tiranë
/rtsh.al/
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm (31 gusht) në Tiranë, në rrugën "Shaban Bardhoshi". Policia bën me dije se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka hyrë në oborrin e një banese duke përplasur 23-vjeçaren M.S e cila ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.























