72 aktakuza gjatë 24 orëve
V.Thaçi/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 78 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona. Poashtu, nga kjo prokurori janë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër pesë personave.
E Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.
Sa i përket Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë ngritur 22 aktakuza kundër 22 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale























