Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulm seksual
BKT
Foto: RTK
Kronika

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulm seksual

Emine Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të veprës penale “Sulmi seksual” dhe të pandehurit B.G për shkak të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Sulmi seksual” .

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.G dhe B.G  e ka aprovuar si të bazuar dhe atyre ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ndikimi në të dëmtuarën dhe në dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprave penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve “, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tutje thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 


MË SHUME NGA Kronika