Vazhdon patrullimi inteligjent, policia gjobitë kundërvajtësit në trafik
BKT
Foto: Policia e Kosovës/ Facebook
Kronika

Vazhdon patrullimi inteligjent, policia gjobitë kundërvajtësit në trafik

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Policia e Kosovës po vazhdon patrullimin me veturë zyrtare me pajisje inteligjente në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve.

Vetëm sot, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të trafikut, ka arritur të kapë në tejkalim të shpejtësisë shoferë që në zonën e lejuar për 120 kilometër në orë kanë  drejtuar mjetin me 176 kilometër në orë ndërsa në zonën 80 kilometër në orë duke drejtuar mjetin me 140 kilometër në orë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

 

Zbatimin i projektit “Patrullimi Inteligjent” përmes automjeteve policore me pajisje inteligjente po bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugorë.

Këto automjete janë të pajisura me senzorë e radarë të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, ka mundësinë për detektimin e tejkalimit në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.

Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve.

Po ashtu, nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura, identifikimin e personave në automjetet në lëvizje të cilët janë të kërkuara nga organet drejtësisë.

Gjitha këto detaje i kishte shpërndarë Policia e Kosovës ditë më parë  duke thënë se qëllimi i tyre nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi që të ketë sa më pak aksidente të trafikut.


MË SHUME NGA Kronika