Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet për terrorizëm
albinfo.ch.
Dy anëtarë të dyshuar të “Shtetit Islamik” janë arrestuar në Zvicër, si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën Perëndimore.
Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë të enjten pas urdhërarresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (ZAP).
Një shtetas i dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetas kosovar janë arrestuar nën dyshimin për mbështetje të organizatave të ndaluara terroriste.
Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane.
Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do të mbajnë në paraburgim dyshen.























