Pejë, i dehur ngacmon një femër, arrestohet
BKT
RTKlive
Kronika

Pejë, i dehur ngacmon një femër, arrestohet

K. Kasumi/ RTKlive

Një person në gjendje të dehur ka ngacmuar një femër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50 në rrugën “UÇK”, në Pejë.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika