10:47 / 02.09.2022
Ngacmohet seksualisht një grua në Mitrovicë
E.Hoti/ RTKlive
Një grua nga Mitrovica ka raportuar të enjten në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Policia ka njoftuar se janë shoqëruar në polici i dyshuari dhe dëshmitari dhe se pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 01.09.2022 - 13:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht. Në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.























