65 aktakuza për 24 orë
BKT
Kronika

65 aktakuza për 24 orë

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 65 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe, ka ngritur 46 aktakuza kundër 69 personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre të pandehurve, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

E, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të Prokurorit ka ndaluar një  person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy kërkesa për paraburgim dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një  person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Sa i përket Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi.


MË SHUME NGA Kronika