09:58 / 05.09.2022
Zhduket një vajzë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vajzë të zhdukur që nga e shtuna në Ferizaj.
“Ankuesi mashkull kosovar me 04.09.2022 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën e cekur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.























