Shiti mjaltë të dyshimtë, hetohet nga policia
BKT
Kronika

Shiti mjaltë të dyshimtë, hetohet nga policia

RTKlive

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pas një pune hetimore ka identifikuar një të dyshuar mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyrale.

“Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, raporton Policia.


MË SHUME NGA Kronika