09:37 / 09.09.2022
Mashtroi me bileta, arrestohet
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim në Lipjan për mashtrim me bileta udhëtimi.
Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan 08.09.2022-13:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte mashtruar për biletë udhëtimi. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.























