09:44 / 09.09.2022
Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas Policisë të dyshuarit kanë kryer vjedhje në një automjet në Fushë Kosovë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vjedhje nga automjetit i viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.























