Arrestohen tre persona të dyshuar për ngacmime seksuale
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të enjten tre persona të dyshuar për ngacmim dhe sulm seksual.
Në raportin 24-orësh thuhet se të tria rastet kanë ndodhur në Prishtinë.
Policia deklaron se është arrestuar i dyshuari, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare në Prishtinë. "Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", deklaron policia, duke shtuar se në një rast tjetër, është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare.
Përveç këtyre rasteve, policia ka njoftuar se lidhur me një rast të ngjashëm që ka ndodhur me 4 shtator, policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur-ngacmim seksual dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























