Rrëmbehet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Rrëmbehet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 01:00., ndërsa ankuesi ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij është rrëmbyer dhe është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika