08:40 / 11.09.2022
Sulmon fizikisht babanë dhe vëllanë, arrestohet i dyshuari
N. Mekolli /RTKlive
Policia e Kosovës njofton se, mbrëmë në Lipjan, ka arrestuar një person me dyshimin se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babin dhe vëllain e tij.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babin dhe vëllain e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























