Ngjarjet e datës 12 shtator
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 12 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 12 shtator 2022.

Instituti Shkencor Kosovaro - Suedez mban ligjeratën e ekspertit norvegjez Josef Martinsen që ka qenë i angazhuar në UNHCR dhe është dëshmitarë i gjallë për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, salla 914, ora 11:00)

 Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon vendosjen e një flamuri të ri dhe ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan në nderim të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe ndezja e qirinjëve. (Te shtatorja e Presidentit Bill Clinton, Dardani, ora 13:00)

Federata e Volejbollit të Kosovës hedh shortin për Superligën A, meshkuj dhe femra, për sezonin e ri në ligën elitare të volejbollit kosovar. (Federata e Volejbollit të Kosovës, ora 16:30)


MË SHUME NGA Kosovë