Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe keqtrajtim të kafshëve.
Të dyshuarit i është konfiskuar një revole, një karikator dhe një këllëf i armës përkatëse.
“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’ ku dyshohej edhe për të shtëna me arme zjarri në ajër në një rast gara me qenë të datës 27.03.2022, sot me datën 12.09.2022 nga ana e Policisë është arritur që të arrestohet i dyshuari Kosovar Shqiptar I.I. (1990) nga fshati Pleshinë komuna e Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’.























