Vdes personi që u ther me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik
BKT
Foto: RTK
Kronika

Vdes personi që u ther me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik

E.Hoti/RTKlive

Ka vdekur një person në Podujevë si pasojë e therjes me thikë nga një i panjohur.

Siç njofton Policia e Kosovës vrasja  ka ndodhur dje pas një mosmarrëveshje në trafik.

 Bëhet e ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të”, thuhet në raportin 24-orësh të martën.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


MË SHUME NGA Kronika