09:25 / 13.09.2022
Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune në trup
Një grua në Drenas është dërguar për tretman mjekësorë, mirëpo mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Drenas, ndërsa viktima ka shenja dhune në trup.
“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup”,thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























