09:48 / 13.09.2022
Theren me thikë dy shtetas të huaj në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Dy shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur në fshatin Vërmicë të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën, ndërsa viktimat janë duke u trajtuar në spital.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 11.09.2022 – 21:20. Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur”, thuhet në njoftim.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.























