Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ryshfet në rastin “Brezovica”
BKT
Foto: Prokuroria Themelore në Ferizaj
Kronika

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ryshfet në rastin “Brezovica”

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i ndaluari dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Eziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”’, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika