Qentë endacakë sulmojnë studenten, kërkohet ndihmë mjekësore
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Qentë endacakë sulmojnë studenten, kërkohet ndihmë mjekësore

J. Musliu/RTKlive

Një vajzë është kafshuar nga qentë, sot në orët e para të mëngjesit.

RTKlive merr vesh se studentja e Fakultetit Juridik, është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore.

Ajo ishte duke shkuar që t’i nënshtrohet provimit në afatin e shtatorit.

Bazuar në forografitë e siguruara nga RTKLive, auto-ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke i dhënë ndihmen e parë. 

Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin problem i pazgjidhur, jo vetëm në Prishtinë, por edhe qytete të tjera.

Sidoqoftë, në premtimet gjatë fushatës zgjedhore, thuajse të gjithë kandidatët për kryatarë komunash, kanë premtuar zgjidhjen e këtij problemi.


MË SHUME NGA Kosovë