Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje
BKT
Foto: Prokuroria Themelore në Pejë
Kronika

Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje

Fadil Sertolli/ RTKlive

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes një komunikate për media ka njoftuar opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 aktakuza, kundër 150 personave për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në periudhën 9 mujore të këtij viti, përkatësisht nga muaji janar gjer në muajin shtator të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur  146(njëqindedyzetegjashtë) aktakuza, kundër  150 (njëqindepesëdhjetë)personave për veprën penale “Dhuna në familje”, ku 133 (njëqindetridhjetë) persona të akuzuar janë të gjinisë mashkullore, kurse 17 (shtatëmbëdhjetë) janë nga gjinia femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në Prokurorinë Themelore të Pejës gjatë kohës se lartcekur  janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej154 (njëqindepesëdhjetekatër) persona, prej tyre 125 (njëqindenjëzetepesë) të gjinisë femërore, kurse 29 (njëzetenëntë) viktima të gjinisë mashkullore.

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 (tridhjetepesë) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për personat e pandehur dhe në 6 (gjashtë) raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet mes tjerash .

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika