Edhe një rast përdhunimi në Prishtinë
BKT
Kronika

Edhe një rast përdhunimi në Prishtinë

Emine Hoti /RTKlive

Policia ka njoftuar se ka marrë informacion nga një prind, se vajza e tij dyshohet të jetë dhunuar nga një person.

Rasti në polici është raportuar me 12 shtator, kurse personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, vajza është dërguar në strehimore.

Rastet e dhunimeve janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Një nga më të rëndit është ai i përdhunimit nga disa persona të një vajze 11 vjeç e ku janë arrestuar deri më tani 12 persona.

Për këtë rast dhe të tjera të ngjashme, ka pasur edhe protesta në Prishtinë.

Por raste të tjera janë raportuar të kenë ndodhur edhe në Klinë e Istog.

Për këtë çështje, Prokuroria e Shtetit ka caktuar koordinatorë që do të merren vetëm me raste të tilla në mënyrë që ato të procedohen sa më shpejt.


MË SHUME NGA Kronika