Një vajzë raporton se është keqpërdorur seksualisht në motel
BKT
Kronika

Një vajzë raporton se është keqpërdorur seksualisht në motel

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke u joshur me para dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.

“Ferizaj-Prishtinë NN-NN. Me 14.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke  e joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel”, thuhet në njoftim

Sipas saj, një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy muajve. Ajo dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga i njëjti person.

 I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si "Dhunim".


MË SHUME NGA Kronika