Ngriten dyzetetetë aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë personave
BKT
Foto: Gjykata Themelore në Pejë/Facebook
Kronika

Ngriten dyzetetetë aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë personave

E.Hoti/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57)personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

E  Prokuroria Themelore në Pejë Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një   (1)  person  të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë personave.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit  dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë , gjatë 24 orëve të fundit  ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi të dyshuar.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika