14:08 / 15.09.2022
Parandalohet një rast i kontrabandës, sekuestrohen 1.600 litra tretës
Emine Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës dje në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Sipas komunikatës për media, gjatë kontrollit të një automjetit janë gjetur 1.600 litra tretës të llojeve të ndryshme.
Bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin.
“Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë, e më pas i janë dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.























