Malishevë, arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Rtklive
Kronika

Malishevë, arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

K.Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës përmes njoftimit në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person në Malishevë, i cili dyshohet për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

"Derisa Policia ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari N. G., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1959), posedonte armë në mënyrë të paautorizuar", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

“Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur një pushkë automatike dhe një pushkë gjuetie me 38 copë fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së. 


MË SHUME NGA Kronika